Biblioteka “mbyll” dyert pas dëmtimeve nga protestuesit

Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë ka njoftuar në faqen e saj zyrtare se do të qëndrojë e mbyllur përkohësisht, për shkak te dëmtimeve të shkaktuara nga protesta e djeshme.

“Për shkak të dëmeve të shkaktuara gjatë protestës së ditës së djeshme, 10 dhjetor 2020, Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë do të mbyllet përkohësisht, deri në një njoftim të dytë. Ju bëjmë me dije se është ngritur Grupi i Emergjencës për të marrë masat e menjëhershme për riparimin e dëmeve të shkaktuara dhe rikthimin në normalitet”, thuhet në lajmërimin zyrtar.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.