“Besa”, Arben Bajraktaraj: Pjesë e serialit me serbë për të tejkaluar klishetë

Aktori shqiptar nga Kosova, Arben Bajraktaraj foli për serialin “Besa”, një serial që ka bërë bashkë aktorë ndërkombëtarë. Seriali mblodhi më shumë se 200 aktorë nga i gjithë territori i ish-Jugosllavisë.

“Kemi punuar të kalojmë perceptimet klisheiste që një shoqëri mund të ketë për një tjetër, është krijuar një seri që ka një dimension shumë shtresor, që hapet shumë më shumë sesa në dukje. Duhen shikuar 22 episodet, ndodhin shumë gjëra dhe jam shumë i lumtur që kam pranuar këtë sfidë sepse nuk ishte e lehtë por besoj se i kemi tejkaluar të gjitha,”- tha Bajraktaraj.

Gjatë intevistës aktori Bajraktaraj u shpreh se seriali nuk ka asnjë provokim dhe se “besa” është një vlerë e madhe në hapësirën shqiptare.

“Nuk ka bërë asnjë provokim, është fjala për të marrë një vlerë të jashtëzakonshme që ekziston në hapësirën shqiptare. Në Ballkan, ideja e besës është dukur më intriguesja. Këtu është pikënisja e idesë së tyre. Pastaj se çfarë ndodh më tej është një zhvillim i jashtëzakonshëm dramaturgjik.”, tha ai.

Më tej, ai shtoi se në fillim nuk kishte dashur të bëhej pjesë e këtij seriali. “Jo vetëm që kam pasur rezervë por fillimisht nuk kam dashur ta bëj. Kemi pasur një marrëveshje shumë, ka qenë producentja që më ka bindur, jo vetëm mua por dhe shumë të tjerë. Kemi bërë ndërhyrje të mëdha në sezonin e parë. Pikërisht për t’ju ikur perceptimeve dhe stereotipeve, por edhe ato sharjet.”, tha ai. /abcnews.al/

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.