Berisha zbulon hapat që do të ndjekë tani e tutje

Për herë të parë, ish-kryeministri Sali Berisha ka zbuluar hapat që do ndërmarrë pas protestës tek selia e PD-së.

Sipas Berishës, tashmë do të kryhen dy lloj takimesh, për të përgatitur terrenin për protesta masive dhe tryeza të rrumbullakëta për të marrë mendimin e qytetarëve.

“Foltorja u mbyll me Kuvendin. Tani do ketë takime. Takime për largimin e narkoshtetit dhe për protesta të fuqishme. Për përgatitjen e terrenit. Nuk mund të pajtohet ky popull me kufoma politike që u vjen era në të gjithë Evropën.

Do ketë tryeza të rrumbullakëta ku do elaborohen mendime. Për fusha dhe probleme të ndryshme. Pa asnjë lloj dyshimi, selia do t’i kthehet PD-së”, tha Berisha.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.