Berisha: Vrasja në ish-Bllok zbuloi Bashën si pronar bastesh

Ish-kryeministri Sali Berisha tha se vrasja në ish-Bllok zbuloi se Lulzim Basha është pronar bastesh.

Gjatë një interviste televizive, Berisha denoncoi sërish se 80 për qind e kompanisë së basteve në Qipro janë në emër të bashkëshortes së Lulzim Bashës, 15 për qind të kunatit, 5 për qind të vajzës që punon aty.

Ndodhi vrasja në ish-Bllok. Nuk e dija se kush e kishte kompaninë e basteve. Njerëz shumë të besuar më thanë se përfaqësuesi i Lulzim Bashës shkoi kërkoi ndihmën e tyre për të zhbllokuar bastet, sepse i bllokoi Edi Rama. Këtij përfaqësuesi i thanë që nuk të ndihmojmë dot, por mund të të ndihmojë Baton Stanishiqi. Ai i thotë sigurisht. Erdhi në Tiranë dhe Rama i tha që ajo kompani, 80 për qind në Qipro është në emër të bashkëshortes së Lulzim Bashës, 15 për qind të kunatit, 5 për qind të vajzës që punon aty. Unë këto nuk i kam ditur”, tha Berisha.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.