Berisha sulmoi gazetarin për ’21 Janarin’, Balla: Ka 31 vite që përdor gjuhë terrori

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar pas sulmit verbal që ish-kryeministri Sali Berisha i bëri gazetari kosovar Imer Mushkolaj, pasi ky i fundit i përmendi “21 Janarin” ku në bulevard u vranë katër protestues.

Përmes një videoje të publikuar në rrjetin “Facebook”, Balla shkruan se Sali Berisha në 31 vite në politikë vijon të përdori të njëjtën gjuhë terrori dhe denigrimi ndaj kujtdo që i thotë atij të vërtetat në sy.“31 vite në politikë, e njëjta gjuhë terrori, fyese, denigruese. Shikoni reagimin e Sali Berishës ndaj gazetarit Imer Mushkolaj, pasi ai përmendi 21 Janarin dhe vrasjen e 4 protestuesve në Bulevard në kohën kur ai ishte Kryeministër i Shqipërisë”, shkruan Balla.

Debati ndodhi mbrëmjen e djeshme ku gazetari ka akuzuar hapur ish-kryeministrin si një prej përgjegjësve për vrasjet e ndodhura gjatë protestës së “21 janarit”. Kjo akuzë e nervozoi Berishën, i cili akuzoi gazetarin si një mbështetës të Serbisë dhe gënjeshtar të pafytyrë.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.