Berisha përkujton lëvizjen e dhjetorit: Studentët ishin heronjtë e kohës
Ish-kryeministri Sali Berisha, duke përkujtuar lëvizjen studentore të 8 dhjetorit ’90, i cilëson studentët e asaj kohe si heronjtë që sollën ndryshimin.
“Studentet e Dhjetorit ‘90 ishin heronj sepse, në shkurt të vitit 1991, do të ngujoheshin, ndryheshin për aktin më sublim atë të vetëflijimit, në grevën e urisë, për çlirimin e shqiptarëve nga kulti i hitlerit shqiptar te pasluftes, Enver Hoxhës, kulti më poshtërues, që kishte pushtuar shpirtin dhe mëndjet, rrugët, sheshet, shkollat, banesat e tyre.
Ata ishin heronjtë e mi, por jo vetëm të mijtë, por të mbarë shqiptarëve në Shqipëri, në Kosovë, Maqedoni dhe kudo në botë që duan lirinë mbasi, pa një Shqipëri të lirë nuk mund të kishim një Kosovë të lirë apo shqiptarë të lirë në rajon.
Por, të gjithë ata që me kalimin e viteve do të ishin si gjithë të tjerët burrë, grua, prind, nënë, baba, specialist, punonjës, intelektual, politikan përsëri do të mbeteshin njerëz fatlumë. Kjo sepse, sepse ata ne vitet e para te rinise tyre merituan titullin më liberator. Ata patën fatin të jenë pjesëmarrës te asaj lëvizje që me shpejtësi zeri do shndërrohej në uraganin e revolucionit demokratik më të fuqishëm që Shqipëria kishte njohur në historinë e vet. Llava e guximit, energjisë se tyre ne kete revolucion theu,shembi në mënyrë paqësore monizmin hoxhist, monizmin më jetëgjatë, më ekstrem e te pashpirt të Europës, dhe rrëzoi përsëri, por kësaj here perfundimisht, Murin e Berlinit e sistemin komunist në Shqipëri, e cila sot është vite dritë larg asaj të 30 viteve më parë.
Nderim perjetë Azem Hajdarit dhe studentëve liberator te Dhjetorit ‘90. Azem ti je gjallë!”, shkruan ndër të tjera Berisha në një postim në Facebook.
Sorry, the comment form is closed at this time.