Berisha: Të mbështesësh Bashën nuk do të thotë se më lufton mua

Ish-kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur interesit të medias, lidhur me deklaratat e zyrtarit të lartë amerikan, Gabriel Escobar.

“Shpreh keqardhje të madhe. Në vizitën e parë reagimi ishte ky: që shqiptarët janë një komb i vjetër dhe në ato elementë të tyre, ata nuk i kanë qejf kukullat. Shqipëria është vendi me tregun më të vogël të kukullave në rajon. Dhe në mënyrën më të sinqertë i kërkova mos merret me kukulla.

Ju e patë që jo vetëm nuk ndikoi në Kuvend, por Kuvendi shënoi një rekord historik.
Tani i them: Zotëri, si punohet mirë me një njeri që merr vrasës e banditë për godinën dhe mbrohet edhe nga Garda?

E ftoj z. Escobar që çdo fakt ta depozitojë në gjykatë. S’ka nevojë fare t’u tregojë shqiptarëve, pastaj i marr vetë vendimet e mia. Ajo që është, për mendimin tim, e rëndë dhe unë mendoj se duhet të rishqyrtohet, të mbështetësh Lulzim Bashën sot, jo vetëm mbështet një kufomë politike, por më keq akoma. Jo vetëm është një kufomë politike, por ai ka një gjë tjetër, të mbështetësh Bashën, është një përçmim i madh, një shkelmim mbi politikanët e rinj shqiptarë. Të mbështetësh Bashën nuk lufton Sali Berishën, ua them unë që jo.

Ata që mendojnë se po më dëmtojnë mua duke mbështetur Bashën, nuk i bëjnë llogaritë mirë. Shqiptarët shohin sot është se ky politikan është njeriu më i degraduar i politikës shqiptare. A mendoni se është problem i madh për gjeneratat e reja mbështetja e tij? Problem shumë i madh, sepse ai është simbol i të pabesit, i lidhur me krimin më shumë se kushdo tjetër, i përzier në afera korruptive shumë të rënda, të njohura edhe në vendin e Escobar, plus dosje të tjera. U bëj thirrje agjencive të zbatimit të ligjit të vendeve partnere ta hetojnë për larje parash, sepse Rama ia mbylli dosjet e larjeve të parasë”, u shpreh ashpër Berisha.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.