Berisha: Mercenarët e Lulzim Bravës i kam publikuar

Ish-kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha këtë të enjte është paraqitur në prokurori ku ka dëshmuar në lidhje me akuzat për dhunën e ushtruar më 8 janar në selinë blu, në protestën e thirrur prej tij.

Berisha tregoi se një ndër çështjet që ai është ndalur në dëshminë e tij është ajo e mbushjes së selisë me mercenarë dhe kriminelë nga Basha.

Për Berishën, përdorimi i armëve dhe i mjeteve të njëjta të narkopolicisë së Ramës me ato të grupit të Lulzim Bravës janë dëshmi e shkrirjes në një të të dyve.

Sipas tij, Garda ka shkelur ligjin duke mbrojtur Lulzim Bravën, që tashmë është shkarkuar nga partia dhe që përkrah tashmë ka mercenarë dhe kriminelë, që i ka publikuar në “Facebook”.

“Lulzim Brava është simboli i politikanit që nuk njeh asnjë princip, që për të ruajtur karrigen pasi u shkarkua shndërroi selinë e PD-së në një seli që nuk ekziston në asnjë vend tjetër dhe e kaloi në dorë të Edi Ramës.

Padiskutim që një çështje që kam theksuar në prokurori ishte dhe dorëzimi i informacioneve që mbledh për grupin e mercenarëve, trafikantëve dhe të vrasësve dhe disa emra i keni dhe në ‘Facebook’. Një seli partie qëndronte e pushtuar me banditë dhe tregonte gjithçka ç’ndodh në narkoshtet.

Çështje tjetër që unë shtrova me forcë: si ka mundësi që të njëjtat armë që përdorte narkopolicia e Ramës, përdorte banda e Lulzim Bravës? Kjo ishte një tjetër dëshmi e shkrirjes së bashkëpunimit mes banditëve.

Thuhet se armët i nxori nga selia Lulzim rava me mjetin e tij. Ka dëshmi flagrante të pranisë së njerëzve të armatosur në seli, ka foto për ekzistencën e këtij grupi të gjerë mercenarësh të përbërë nga vrasës.

Moment tjetër që kompromenton dhe dëshmon shkrirjen në një të krimit të Ramës dhe Bravës është Garda. Lulzim Brava, në kundërshtim me ligjet e vendit, mbrohet nga Garda, edhe pse është i shkarkuar. Garda dhe oficerët nuk mundet kurrë të qëndrojnë në mbrojtje të një njeriu që mban afër banditë”, tha Berisha.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.