Batutat e Ramës me qytetarin: Këta demokratët e Shijakut i dua shumë…

Kryeministri Edi Rama premtoi nga Shijaku se, deri natën e Krishtlindjeve nuk do të ketë më asnjë familje në çadër në këtë bashki.

Deklaratën e bëri, teksa u dorëzoi çelësat e shtëpive të reja disa familjeve të prekura nga tërmeti i një viti më parë.

Siç edhe Rama u shpreh, kësaj here ai ishte në banesën e një familje demokrate, me të cilët nuk i ka kursyer batutat.

Rama u bëri kritikë për lyerjen e banesës specialistëve: “… këta janë demokratë, si tija vesh ashtu e mbajnë”.

Rama: Ku je ti mo i PD? Ndaj ta kemi bërë të verdhë që të të vijë çik drita, të kthjellohesh içik. Hajde more shife banjën, çfarë banje të kemi bërë.

Qytetari: Ujë të ftohtë…

Rama: Do ngrohet dhe uji. Edhe ta mbash mirë nusen se pa këtë ti je si shpia e vjetër. Do ulem dy minuta tani, sa për gëzuar. Hajde se këta demokratët e Shijakut i dua shumë, mezi i kemi. Po nuk e besoje ë?

Qytetari: Në botë…

Rama: Si i bëhet tani?

Ndërsa i dorëzoi çelësat një gruaje të moshuar, Rama mori dhe një “dhuratë” prej saj.

“Faleminderit se këtë lule e kemi dhe të partisë sonë”, i tha Rama, ndërsa e moshuara ia ktheu “po pranej e kam mor”.

“Me këmbën e djathtën të lutem, këmba e djathtë zemra e majtë”, i sugjeroi kryeministri gruas kur futej për herë të parë në banesën e re.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.