Bashkëpunimi në arsim/ Kushi, takim me përfaqësues të Bankës Botërore

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi ka pritur në ambientet e MASR përfaqësues të Bankës Botërore, në kuadër të bashkëpunimit në fushën e arsimit në Shqipëri.

Pas takimit, ministrja Kushi shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që Banka Botërore i ka dhënë dhe i jep Shqipërisë në shumë fusha.

“Kënaqësi e veçantë të takohesha sot me Fadia Saadah, drejtore e Zhvillimit Njerëzor në Bankën Botërore për Rajonin e Evropës dhe Azisë Qendrore, e cila ndodhet për një vizitë zyrtare në Shqipëri, si dhe Emanuel Salinas, Menaxher i Bankës Botërore për Shqipërinë”, shkruan Kushi.

Gjatë takimit, ajo shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që Banka Botërore i ka dhënë dhe i jep vendit tonë në fusha të shumta.

“Diskutuam rreth bashkëpunimit tonë të mëtejshëm në kuadër të prioriteteve të Strategjisë Kombëtare të Arsimit 2021-2026”, shprehet ministrja Kushi.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.