Basha nga Fieri: Beteja vijon, 25 prilli u kthye në një ditë vjedhjesh

Kryetari i Partisë Demokratike Luzlim Basha këtë të premte në kuadër të nismës së tij për të denoncuar krimet zgjedhore ka zhvilluar një takim me qytetarët në Fier.

Basha ka bërë me dije se kjo është një betejë që e nisën për shqiptarët dhe se do ta vijojnë për ta.

Ndër të tjera kryedemokrati ka bërë me dije se 25 prilli u kthye në një ditë vjedhjesh, më të madhen në 30 vite.

Sipas Bashës regjimi Rama-Doshi ka ndaluar përkohësisht ndryshimin që e duan të gjithë shqiptarët, edhe socialistët.

“Gjurmët e betejës janë kudo në angazhimin masiv të bashkëqytetarëve në Fier, Patos Lushnje Divjakë, të cilët kërkuan dhe morën nga PD dhe nga ekipi jonë nga të gjithë që ishin të pranishëm nga beteja shpresën besimin se ndryshimi është i mundur dhe e shprehen me numrit më të mëdhenj që ka njohur ky qark në 30 vite pluralizëm. Pritshmëritë tona ishin të larta dhe pse tmerri i kundërshtarit ishte shumë më i madh. Rama dhe regjimi i tij u përgjigj me shitblerje votash, me shkelje të Kodit Zgjedhor që e miratoi vetë”, ka thënë Basha.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.