Basha, homazhe te Dëshmorët e Kombit: Sot kremtojmë ditën më të bukur

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar homazhe në Varrezat Dëshmorët e Kombit për të përkujtuar Ditën e Pavarësisë. Basha u shoqërua nga drejtues dhe deputetë të PD.

Si ditën më të bukur të kombit e ka cilësuar kryedemokrati 28 Nëntorin, në nderimin e bijve dhe bijave, që sakrifikuan gjithçka në emër të kombit dhe nën flamurin kuqezi.

“Sot kremtojmë ditën më të bukur të Kombit tonë që mbush me krenari zemrat e shqiptarëve, kudo ku ndodhen dhe na bashkon në kujtesën e betejave të mëdha për liri dhe pavarësi, e në nderimin e bijve dhe bijave të kombit tonë, që sakrifikuan gjithçka në emër të Kombit dhe nën flamurin kuqezi.

Ne përulemi me mirënjohje të thellë për Heronjtë dhe Dëshmorët e Kombit tonë, luftëtarët e Pavarësisë dhe të rënët për çlirimin nga pushtuesit, tek bijtë dhe bijat e Kosovës e mbarë kombit që luftuan për lirinë e Kosovës dhe dinjitetin e shqiptarëve kudo në trojet e tyre stërgjyshërore. Sakrifica e tyre sublime, na frymëzon për plotësimin e aspiratës europiane të shqiptarëve për bashkim, liri dhe demokraci.

Gëzuar 28 Nëntorin! Zoti e bekoftë Flamurin tonë kombëtar, Shqipërinë dhe kombin shqiptar!” shprehet Basha. 

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.