Basha i pret hovin Berishës: S’ka Kuvend për vendimet e SHBA

Kreu i Partisë Demokratike i ka quajtur “gënjeshtra” deklaratat e paraardhësit të tij në parti, Sali Berisha se ai është peng i Edi Ramës.

“Për 8 vite me radhë, Edi Rama më ka akuzuar për kukull të Sali Berishës, dje Sali Berisha më ka akuzuar për peng të Edi Ramës. E para, është gënjeshtër, e dyta nuk do të ndodhë kurrë. Të dyja janë dy anë të së njëjtës medalje. PD po ecën përpara, PD do t’i prijë betejës popullore për ndryshimin, që vjen vetëm përmes largimit të këtij regjimi dhe kthimit të vendit në shinat e demokracisë, që sigurojnë një jetë të mirë për çdo shqiptar. Ky është misioni i PD, ky është misioni i çdo demokrati, ky është misioni im dhe këtij do t’i qëndroj me përkushtim deri në arritjen e objektivave që nuk janë thjesht partiake po kombëtare”, tha Basha.

Ai u tregua i prerë kur tha se nuk do të ketë kurrë Kuvend të PD-së apo referendum për vendime të SHBA-ve: “Përsa u përket pretendimeve për referendume dhe kuvende, Kuvend të PD për të marrë në shqyrtim vendimet e qeverisë amerikane nuk ka për të patur. Objektivat tona janë përballja me Edi Ramën dhe regjimin e tij. Gjithë energjia jonë është e fokusuar këtu. Nuk ka për të pasur Kuvend të PD-së që shqyrton vendimet e qeverisë amerikane”.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.