“Banorët te ‘5 Maji’ janë nxjerrë me dhunë”, Nano: S’kam dijeni

Gjatë një deklarate për mediat nga Korça, ku bëri një analizë të punës 1-vjeçare të policisë në këtë qark, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, u pyet nga gazetarët dhe në lidhje me nxjerrjen forcërisht të familjeve në lagjen 5 Maji, ku mes të cilëve kishte dhe fëmijë.

Nano tha se nuk është në dijeni të ndonjë ankese të tillë, por theksoi se nëse do të ketë, atëherë do të bëhet një hetim mbi rastin dhe do të merren masat përkatëse administrative.

Pyetja: Banorët e lagjes “5 Maji” në Tiranë janë nxjerrë me dhunë nga policia nga banesat e tyre. Çfarë keni për të thënë?

Nano: Sot Policia e Shtetit ka qenë në mbështetje të një pune që po zhvillonte Inspektoriati për Mbrojtjen e Territorit në abashkinë e Tiranës.

Në dijeninë time deri tani, por edhe nga qëndrimet e institucioneve të tjera nuk nuk ka patur ndonjë ankesë. Por këto që thoni ju do të verifikohen dhe në rast se do të ketë shkelje në procedurat standarde të Policisë së Shtetit atëherë do të merren masat përkatëse administrative.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.