Banorët e ‘5 Majit’ në protestë, ndërhyn Policia: Lironi rrugën

Banorët e “5 Majit” dhe ata të Laprakës janë mbledhur sot në protestë për të kundërshtuar prishjen e shtëpive të tyre.

Teksa ata lëviznin drejt Unazës, kanë ndërhyrë forcat e policisë që kërkojnë shpërndarjen e protestuesve.

Në këto momente ka pasur një përplasje të lehtë fizike mes palëve, ndërkohë protestuesit dëgjohen duke thënë: “Policia është me ne”, apo “I lutemi policisë mos shtyjë protestuesit” dhe “Hapini rrugën ambulancës”.

Një nga banorët protestues sqaron se kanë marre leje nga Komisariati numër 4 për këtë protestë dhe nuk e kuptojnë ndërhyrjen e policisë.

Policia u ka kërkuar të zhbllokojnë rrugën, pasi po shndërrohen në burim aksidentesh.

Ndërkohë, është krijuar një radhë e gjatë automjetesh.

Më 19 janar, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ndërmori aksionin për prishjen e banesave në zonën e “5 Majit në Tiranë duke i hapur rrugën procesit të rindërtimit.

Shembja e banesave u shoqërua me kundërshtinë e banorëve, të cilët që nga ajo ditë kanë ndërmarrë një sërë protestash, një tek parlamenti dhe Bashkia dhe më e fundit ka qenë protesta e së shtunës, ku bllokuan për një orë një prej akseve në ish-sheshin Shqiponja. Në total, preken 430 në total nga projekti i rindërtimit.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.