Banesat u rrezikohen nga ndërtimi i Unazës së Madhe, banorët e Laprakës kundërshtojnë marrëveshjen e Bashkisë
Banorë të Laprakës që parashikohet t’iu shemben shtëpitë për shkak të ndërtimit të unazës së madhe kundërshtojnë marrëveshjen që iu ka shpërndarë Bashkia e Tiranës.
Një përfaqësi e tyre dolën në protestë paraditen e sotme ndërsa thanë se kontrata është e jashtëligjshme për disa arsye.
Me këtë marrëveshje që iu ka shkuar rreth 150 familjeve të cilët banesat I kanë pa dokumente pronësie, banorët thonë se autoritetet vendore dhe qendrore kanë shkelur fjalën e dhënë.
Që të firmosin kontratën me bashkinë për ti hapur rrugë ndërtimit të unazës së madhe banorët kanë disa kërkesa.
Nga sheshi “Shqiponja” deri në Shkozë, projekti i unazës së madhe në Tiranë prek rreth 640 banesa.
Në këtë zonë të Laprakës parashikohet të shemben rreth 235 shtëpi prej të cilave 100 janë të legalizuara.
Sorry, the comment form is closed at this time.