Balluku: Prioritet i dy qeverive mbetet ndërtimi i hekurudhës Durrës-Prishtinë

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belindja Balluku në mbledhjen e përbashkët mes dy qeverive ka bërë prezantimin e marrëveshjeve që janë nënshkruar me homologun e saj në kuadër të bashkëpunimit mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Balluku sërish ka theksuar faktin se qeveritë e të dy vendeve një fokus kryesor i kanë dhënë ndërtimit të hekurudhës Durrës-Prishtinë, jo vetëm për transportin e mallrave por edhe për turizëm.

“Të dy qeveritë janë angazhuar financiarisht për të alokuar fonde për ngritur projektin për hekurudhën Durrës-Prishtinë. Ne synojmë që të bëhemi pjesë e korridorëve të lëvizjes brenda Ballkanit dhe në Evropë, dhe hekurudhat janë mënyra e transportit me eficente dhe miqësore e transportit. Ajo që është e rëndësishme është rritja e volumeve të tregtisë mes dy vendeve tona, u përmend Porto Romano një projekt që tashmë ka nisur. Gjatë 10 mujorit të 2021 Shqipëria ka pasur rritjen më të madhe të transportit të mallrave. Një tjetër projekt i rëndësishëm që është në proces është porti ekzistues që kthehet në një nga marinat më të mëdha në Ballkan dhe si një ndër portet më të mëdhenj turistik.

Hekurudha Durrës-Prishtinë nuk do të jetë e rëndësishme për transportin e mallrave por që do të lidhje dhe portin e Durrësit me Prishtinen. Ne jemi besimplotë se dhe ky projekt i përbashkët do të ecë me hapa të shpejtë. Ne zotohemi të dy ekipet që të përmbyllim fazën e parë të specifikimeve teknike për të filluar me projektin e detajuar dhe më pas atë të ndërtimit”, është shprehur ajo.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.