Balla: Mirënjohje SPD-së gjermane për mbështetjen ndaj Shqipërisë

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, priti sot në një takim në Kryesinë e Kuvendit, anëtarin e Bundestagut dhe përfaqësues i SPD, Metin Hakverdi.

Balla deklaroi se konteksti i ri gjeopolitik pas agresionit të pajustifikuar dhe të paprovokuar rus kundër Ukrainës imponojnë një marrëdhënie më të ngushtë të Bashkimit Europian me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe një përshpejtim drastik të procesit të anëtarësimit.

Gjatë takimit, Balla i shprehu mirënjohjen Hakverdi dhe SPD gjermane për mbështetjen dhe vëmendjen ndaj Shqipërisë.

“Mirëpresim mbajtjen javën e ardhshme të Konferencës së Parë Ndërqeveritare mes BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Shumë mirënjohje Hakverdi dhe SPD gjermane për mbështetjen dhe vëmendjen ndaj Shqipërisë. Do të intensifikojmë bashkëpunimin mes dy grupeve tona parlamentare”, tha Balla.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.