Automotive FAIR Albania, risitë më të fundit të botës automotive

“Automotive FAIR Albania” nuk është thjesht një panair, është një takim mes risisë, teknologjisë më të fundit të botës automotive, por dhe rikthimit të nostalgjisë.

Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Edona Bilali si dhe kreu i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor zhvilluan sot një takim me përfaqësues të koncesionarëve më të mëdhenj në vend, ku diskutuan rreth edicionit të parë të Automotive Fair Albania, një nismë për të promovuar e mbështetur tregun automotiv në Shqipëri e ndarë eksperiencat në rajon.

Gjatë takimit, u diskutuan edhe problematika të ndryshme të këtij sektori, çështje të cilat do të trajtohen më gjerësisht në forumet e Automotive Fair Albania, në datat 17-18-19 qershor.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.