Atentati në Lezhë, shënjestra dy kushërinjtë Preçi

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me atentatin që ka ndodhur pasditen e sotme në Lezhë.

Bëhet me dije se është qëlluar me breshëri automatiku drejt një mjeti tip “Benz ML”, i cili ishte në lëvizje.

Burime bëjnë me dije se shënjestra e atentatit ishin dy persona nga Miloti me mbiemër Preçi, të cilët ndodheshin brenda automjetit që u qëllua, ku një nga personat quhet Blerim Preçi.

Burime bëjnë me dije se shënjestra Blerim Preçi ka pasur probleme në të shkuarën dhe vetëm pak ditë më parë kishte ardhur nga Belgjika.

Mësohet se të dy kanë qenë në shënjestër të atentatit, por si pasojë e të shtënave nuk ka pasur të lënduar.

Si pasojë e të shtënave mjeti drejt të cilit është qëlluar ka dalë nga rruga, ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje.

Për ngjarjen ka reaguar edhe policia.

“Rreth orës 20:05, në Ishull Lezhë, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një mjeti në lëvizje, brenda së cilit udhëtonin shtetasit Blerim Preçi dhe KlismanPreçi

Për pasojë nuk ka persona të lënduar.

Grupi hetimor në vendngjarje po administron çdo provë e të dhënë, për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve.”, njofton policia.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.