Arsenal armësh në garazhin e pallatit, gjykata lë në burg Eno Papën

Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Eno Papën, të arrestuar për arsenalin e armëve që u gjet tre ditë më parë në Tiranë.

Eno Papa (Beqiri) u arrestua në kuadër të një aksioni të koduar “Silent 2”, për shkak se në ambientet që ai kishte me qira pranë “Liqenit të Thatë”, u kap një arsenal me armë.

Pas kontrollit policia sekuestroi 2 snajpera, 4 armë zjarri kallashnikov, 2 armë zjarri automatike, 4 armë zjarri pistoleta me silenciator, 85 pako me fishekë të kalibrave të ndryshëm, një sasi e konsiderueshme krehra armësh, pjesë të ndryshme armësh, shënjestra optike për armët e precizionit (snajper), tre kallëpe tritoli, sasi lënde e dyshuar eksplozive, 2 palë portotarga elektrike për fshehjen e targave, një automjet, 3 aparate celulare, 2 laptopë, 5 paruke dhe një pasaportë e dyshuar e falsifikuar.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.