Detajet/ Pranga shqiptarit dhe ish-futbollistit italian

Policia italiane në bashkëpunim me Europolin ka vendosur në pranga 4 persona, midis tyre një 36-vjeçar shqiptar dhe një ish-futbollist profesionist nga Italia.

Ata akuzohen për tentativë vrasje, pasi më 22 tetor të vitit 2020 në Acilia (periferia e kryeqytetit italian) kanë lënë të plagosur rëndë nga plumbat një 45-vjeçar.

Në atë që karabinierët e konsiderojnë si atentat të mirëfilltë, 45-vjeçari shpëtoi për mrekulli nga breshëria e plumbave, ndërsa Gjykata e Romës kishte lëshuar urdhër-arrestet, tashmë të ekzekutuara nga policia për 5 persona.

Sipas dosjes së prokurorisë, e cila ka rindërtuar ngjarjen e tetorit të vitit 2020, ku 45-vjeçari u tentua të eliminohej për shkak të pazareve të trafikut të drogës, ka rezultuar gjithashtu se personi ndaj të cilit është bërë atentat është arrestuar në vitin 2017, pasi ishte kapur me kokainë.

Compartir Chat Whatsapp 15 696x392

Ai kërkonte çdo muaj nga autori i atentatit rreth 1000 euro (në total rreth 40 mijë euro) , si kompensim për ruajtjen e drogës për llogari të personave të tjerë.

Për këtë arsye, personi që ishte viktimë e zhvatjes së 45-vjeçarit kishte vendosur ta eliminonte atë. Policia arrestoi edhe vetë 45-vjeçarin që i shpëtoi atentatit dhe mbeti i plagosur.

Atentat1 500x347

Ndaj tij është ngritur akuza e shantazhit dhe zhvatjes. Dy nga 4 personat që dyshohen të jenë të përfshirë në tentativën e vrasjes është një 34-vjeçari italian, ish-futbollist profesionist.

Atij i janë gjetur edhe 27 kilogramë kokainë. Gjithashtu edhe një 36-vjeçar. Të katër personat janë lënë në burg pasi akuzohen edhe për përfshirje në trafikun e drogës dhe me lidhje mafioze.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.