Arrestohet një mjek i ‘Traumës’

Momenti gjatë arrestimit të mjekut

Momenti gjatë arrestimit të mjekut

Një mjek i Spitalit Ushtarak të Traumës është vënë në prangat e policisë pak çaste më parë në Tiranë.

Sipas informacioneve të para, mësohet se mjeku është Fitim Marku dhe është kapur në flagrancë nga policë të infiltruar.

Paraprakisht raportohet se mjeku që punon te skaneri i spitalit ka marrë të paktën 200 euro rryshfet.

Dyshohet se edhe një mjek tjetër është i përfshirë në një skemë korruptive, ndërsa hetuesit dhe efektivë të policisë ndodhen brenda ambienteve të spitalit.

Operacioni i Policisë së Tiranës është zhvilluar njëkohësisht me një tjetër operacion të ngjashëm në Universitetin Bujqësor të Tiranës, ku raportohet se janë arrestuar tre punonjës për korrupsion.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.