Arrestohet i riu shqiptar në Itali, u kap mat duke shitur kokainë. Drogën në banesë e kishte fshehur në…

Një i ri shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi akuzohet për shpërndarje droge. Arrestimi i tij u bë në Fidenza. 20-vjeçari shqiptar u kap duke i dhënë doza droge një shtetasi tjetër, ndërsa të dy u ndaluan nga policia.

Patrulla ndaloi shqiptarin teksa hynte në një shtëpi aty pranë dhe një tjetër bllokoi blerësin duke gjetur dy doza kokainë.

Shqiptarit iu gjetën 1200 euro cash të fshehura në xhaketë, ndërsa kontrolli i shtëpisë bëri të mundur sekuestrimin e parave të tjera dhe 15 gramë kokainë të ndarë në 27 doza të fshehura brenda një furçe flokësh.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.