OPERACIONI/ Pranga dy personave, u kapën me 4 kg lëndë narkotike
Policia e Korçës ka vënë në pranga dy persona me precedentë të mëparshëm në fushën e krimit.
Bëhet fjalë për shtetasit E. M., 44 vjeç, i dënuar më parë për krime kundër jetës, të kryera me dashje, dhe P. Sh., 50 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale të ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit, të dy banues në Libofshë të Fierit.
Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tyre, në afërsi të Qafë Plloçës, u gjet një sasi prej 4 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, e ndarë në pako, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Sorry, the comment form is closed at this time.