Aplikimi për Lotarinë/ Ambasada USA ka një njoftim me rëndësi

Më 5 tetor u hapën aplikimet për Lotarinë Amerikane në Shqipëri.

Aplikimet do të jenë të hapur deri më 10 nëntor, por jo të gjithë dinë si t’i ndjekin hapat e regjistrimit në mënyrën e duhur.

Jo rrallë herë ndodh që qytetarë të ndryshëm të ofrojnë si shërbim hedhjen e lotarisë amerikane kundrejt pagesës.

Kjo ka bërë që Ambasada Amerikane në Shqipëri t’i kujtojë qytetarët që për të aplikuar për Vizën e Diversitetit nuk nevojitet asnjë lloj pagese.

“Po regjistroheni për Lotarinë Amerikane? Ju duhet të përgatisni dhe të dërgoni aplikimin tuaj. Kini kujdes nga ata që duan t’ju ndihmojnë për parà”, shkruhet në postimin e Ambasadës.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.