Aplikimet për universitet, interesi për degët 2-vjeçare është dyfishuar

Maturantët do të kenë mundësi të bëjnë aplikimet për në universitet nga data 29 korrik deri në 3 gusht. Rrjeti akademik shqiptar thotë se procedurat janë të njëjta, ndërsa radhit si degët më të preferuara mjekësinë, teknologjinë e informacionit, por edhe programet 2-vjeçare.

Në 29 korrik nis aplikimi për në universitete. Drejtori i rrjetit akademik shqiptar, Arjan Xhelaj thotë se do të jenë 6 ditë në dispozicion të maturantëve për të zgjedhur 10 degë për studimet e larta.

Proceduarat do të jenë të njëjta si një vit më parë, duke mos e kalendarizuar regjistrimin sipas rajoneve.

“Çdo aplikant është i lirë të hedhë ato 10 preferencat e tij dhe duhet të fusë kodin e aplikimit që është në mandatpagesë.”, shtoi ai.

Në 30 gusht pritet të dalin përgjigjet e rezultateve të aplikimeve ndërkohë që do të jenë tre raunde të cilat do tu japin mundësi të rinjve të zgjedhin mes preferencave të tyre.

“Rreth 70% e maturantëve regjistrohen në raundin e parë. Më pas u jepet mundësia për degë të tjera, duke u ç’regjistruar dhe duke aplikuar në raundin e dytë.”, tha Xhelaj.

Gjithsej janë 560 programe në 39 universitete publike dhe private, dega me më shumë interes, referuar viteve të mëparshme është mjekësia, e ndjekur më pas nga teknologjia e informacionit.

“Sipas regjistrimeve të viteve të kaluar, dega me më shumë interes është mjekësia dhe aho e teknologjisë së informacionit.

Krahasuar me 5 vite më parë, interesi për degët 2-vjeçare është më shumë se dy herë më i lartë.

Nga viti i aplikimit për herë të parë është trefishuar numri i aplikantëve, çka tregon se ka një interes të lartë.”, theksoi ai.

Ky vit akademik sipas ekspertëve të shëndetësisë do të nis në kushte normale, nëse numri i të infektuarve vijon të jetë në shifra të ulta dhe situata pandemike do të jetë e qetë.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.