Aplikimet për t’u bërë pjesë e Akademisë së FA-ve, afati deri më 3 gusht

Maturantët kanë mundësi që deri më 3 gusht të aplikojnë online për t’u bërë pjesë e Akademisë së Forcave të Armatosura. Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi i ftoi ata të përzgjedhin një nga tre degët e bachelorit të ofruara nga kjo akademi.

“Akademia e Forcave të Armatosura është një mundësi fantastike për studimet tuaja të larta. Përzgjidhni një nga 3 degët e bachelorit të ofruar nga kjo akademi: Shkenca Ushtarake, Navigim dhe Komandim Detar në Fushën e Mbrojtjes dhe Teknologji Informacioni në Fushën e Mbrojtjes”, u shpreh Peleshi.

Afatet e aplikimit për raundin e parë janë 29 korrik me 3 gusht – aplikimi bëhet online përmes portalit.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.