Kërkesa e Juri Kim/ Basha “zhduket”, Berisha “provokon”

Pak ditë pasi ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim, kërkoi largimin e tij nga PD, kreu i kësaj partie duket se është “zhdukur”, ndërsa Berisha ka “provokuar”.

Ish-kreu i PD-së ka përsëritur edhe njëherë premtimin se nuk ka ndërmend të largohet nga Partia Demokratike.

Berisha është kthyer pas në kohë, kur mbante postin e kryetarit dhe deklaronte se do të mbetet gjithmonë njëri prej tyre.

“Ju përshendes miq, me betimin tim solemn para demokratëve të Shqipërisë”, shkruan Berisha.

“Sikur 1000 të mbesin, do jem njëri prej jush. Sikur 100 të mbesin do mbetem njëri prej jush. Sikur 1 të mbesë do mbetem njëri prej jush. Rroftë Partia Demokratike. Zoti ju bekoftë”, deklaronte Berisha disa vite më parë.

Yuri Kim i kërkoi prerë Bashës që të distancohet nga Berisha, duke e larguar nga grupi parlamentar i PD-së për legjislaturën e re të Parlamentit, që do të nisë në shtator.

Shefja e diplomacisë amerikane në Tiranë i njohu PD-së meritën për rrëzimin e komunizmit. Dhe me një shprehje simbol të regjimit se “bar do hamë dhe parimet nuk i shkelim”, u kërkoi drejtpërdrejtë demokratëve të mos sakrifikojnë forcën e tyre politike, por të largojnë Berishën. 

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.