Bllako në gjyq: S’kam asnjë lidhje me tokën për inceneratorin
Apeli i GJKKO ka lënë në burg ish-deputetin, Alqi Bllako, duke mos pranuar kështu kërkesën e tij për lehtësim të masës së sigurisë.
Ish-deputeti socialist mbetet sërish në qeli, ndërsa në seancën e sotmen në gjyq ai ka mohuar përsëri akuzat që rëndojnë ndaj tij për shpronësimin e tokës, ku është ndërtuar inceneratori i Fierit.
Sipas mediave informative, Bllako është shprehur para togave të zeza se nuk ka pasur asnjë rol në procedurën e kryer.
“Nuk kam asnjë rol më shpronësimin e tokës ku është ndërtuar inceneratori i Fierit”, ka thënë Bllako.
Ndërsa, në lidhje me akuzën e punësimit të babait të tij, ish-deputeti i PS a thënë se nuk ka qenë sekretar në Ministrinë e Mjedisit, por i punësuar në Presidencë.
“Në lidhje me punësimin e babait në inceneratorin e Tiranës, nuk kam qenë sekretar në Ministrinë e Mjedisit, por i punësuar në Presidencë”, ka thënë ai.
Sorry, the comment form is closed at this time.