Anglia ekstradon 3 kriminelë shqiptarë

Britania e madhe ka ekstraduar këtë të enjte 3 shtetas shqiptarë të cilët ishin dënuar për pedofili, rrëmbim personi dhe trafikim të lëndëve narkotike.

Një nga të ekstraduarit është dënuar me 18 vite burg, pasi u akuzua për trafik droge që kapte vlerën e dy milionë paundëve.

I ekstraduari tjetër është dënuar me tre vjet burgim pasi ngacmonte seksualisht një të mitur.

Ndërsa personi i tretë ishte dënuar me 4 vjet burg, pasi akuzohej për rrëmbim personi si dhe ushtrim dhune.

Duke komentuar mbi dëbimet, Sekretarja e Brendshme Priti Patel tha: “Këta individë janë përgjegjës për disa nga krimet më të tmerrshme, duke përfshirë përdhunimin, krimin e dhunshëm dhe shkeljet e rënda të drogës. Ata kanë shkelur ligjet dhe vlerat tona dhe kanë lënë viktimat e tyre të jetojnë me plagët e krimeve që kanë kryer. Kjo Qeveri do të përdorë çdo mjet të disponueshëm për të larguar shtetasit e huaj që kanë kryer krime kundër qytetarëve tanë dhe së fundmi ne kemi paraqitur Aktin e Kufijve për të ndihmuar në përfundimin e ciklit të kërkesave dhe apelimeve të minutës së fundit që mund të vonojnë largimet.”

Muajin e kaluar, u larguan nga Mbretëria e Bashkuar me fluturime çarter dhe të planifikuar 190 shtetas shqiptarë të cilët kishin krye krime.

Midis tyre ishin kriminelë të dënuar për veprat e mëposhtme; dy për vrasje nga pakujdesia, tetë për përdhunim, 75 për krime droge, një për tentativë vrasje dhe 14 për krime të dhunshme duke përfshirë dëmtimin e vërtetë trupor dhe lëndimin e rëndë trupor.

Fluturimi i të enjtes u krye në bashkëpunim me qeverinë shqiptare.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.