Ambasadorja Yuri Kim uron Shqipërinë

Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim, ka uruar Shqipërinë për Ditën e Pavarësisë. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Kim shkruan dhe i uron një jetë të gjatë shpirtit kurajoz të Ismail Qemalit dhe Skënderbeut.

“Më 28 nëntor 1912 Ismail Qemali ngriti flamurin kuqezi duke e shpallur të pavarur nga Perandoria Osmane. Jetë të gjatë Shqipërisë së Pavarur! Jetë të gjatë shpirtit kurajoz të Qemalit & Skënderbeut! Gëzuar Ditën e Pavarësisë, miq të dashur shqiptarë!”- shkruan në urimin e saj Kim.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.