Ambasadorja Kim: Po punojmë së bashku për ta bërë Shqipërinë një mjedis të sigurt për rininë

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, përgezoi përpjekjet për ta bërë Shqipërinë një mjedis më të sigurt për rininë.

“Ne po punojmë me ju për të ndërtuar qëndrueshmërinë e komuniteteve, fuqizimin e grave dhe të rinjve, dhe promovimin e zërave të moderuar brenda komunitetit islamik, me projektin ‘Shkolla si Qendër Komunitare’ ndërmjet tyre. Ne jemi partnerë krenarë me ju për secilën nga këto nisma…Ju përgëzoj të gjithëve për punën tuaj në mbledhjen e njerëzve së bashku, ndërtimin e qëndrueshmërisë në komunitetet më vulnerabël të Shqipërisë dhe për përpjekjet tuaja për ta bërë Shqipërinë një mjedis më të sigurt dhe më të begatë për të ardhmen e Shqipërisë dhe rininë e saj”, u shpreh sot ambadasorja Kim, në konferencën “Krijimi i komuniteteve të qëndrueshme dhe aktivizimi i të rinjve përmes modelit shumë-aktorial Shkolla si Qendër Komunitare”, organizuar nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.