Ambasadori gjerman: Vdekja e të riut më ka prekur shumë, por dhuna s’është zgjidhje
Ambasadori gjerman në Tiranë, Peter Zingraf, përmes një deklarate për mediat, shprehet se vdekja e të riut Klodian Rasha e ka prekur shumë.
Zingraf thotë se, ngjarja duhet të zbardhet plotësisht, ndërsa shton se dhuna nuk është zgjidhje.
Postimi i ambasadorit gjerman Peter Zingraf:
Ngjarjet e ditëve të fundit më mbushin me shqetësim dhe trishtim. Vdekja e të riut më ka prekur edhe mua shumë. Është e rëndësishme dhe e drejtë, që kjo ngjarje të zbardhet plotësisht. Mendimet e mia janë pranë familjes së viktimës.
Por ajo çka na mëson gjithashtu ky rast tragjik është – dhuna nuk mund të jetë zgjidhja. Ushtrimi i lirë i të drejtës për protesta është thelbësor për çdo demokraci. Por, edhe kur bëhet fjalë për gjëra shumë emocionale dhe elementare: vetëm protestat paqësore legjitimohen si demokratike. Unë i bëj thirrje të gjitha palëve, të heqin dorë nga dhuna.
Sorry, the comment form is closed at this time.