Ambasada e SHBA reagon për protestën: Mund të përhapet dhe në zona të tjera
Ambasada amerikane në Tiranë ka reaguar për protestën e një dite më parë për vrasjen e të riut Klodjan Rasha.
Në një njoftim në faqen zyrtare, ambasada e SHBA iu bën thirrje qytetarëve amerikanë të shmangin tubimet e mëdha, pasi demonstratat mund të përhapen edhe në zonat e tjera të vendit.
“Ambasada ka marrë raporte për protestën që ndodhi përpara zyrave qeveritare në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në Tiranë. Raportet tregojnë se disa protestues kanë hedhur objekte në drejtim të policisë dhe disa efektivë u plagosën. Efektivët e policisë kanë përdorur gaz lotsjellës për të kontrolluar turmën. Qytetarët amerikanë duhet të shmangin tubimet e mëdha, pasi demonstrata të ngjashme mund të përhapen në zona të tjera. Personeli i ambasadës amerikane dhe anëtarët e familjes janë këshilluar të shmangin të gjithë vendet, ku demonstratat janë të vazhdueshme”, thuhet në njoftimin e ambasadës.
Sorry, the comment form is closed at this time.