Ambasada britanike: Sulmi ndaj Berishës, i papranueshëm për fjalën e lirë

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar ka dënuar sulmin ndaj kreut të PD-së, Sali Berisha. Përmes një reagimi në rrjete sociale, ambasada thekson se dhuna nuk ka vend në demokraci.
“Dhuna nuk ka vend në demokraci. Mbretëria e Bashkuar do të mbështesë të drejtën për protesta paqësore. Sulmi ndaj Sali Berishës është një sulm i papranueshëm për fjalën e lirë. Mbretëria e Bashkuar dhe Shqipëria qëndrojnë krah me krah në mbështetjen tonë për demokraci dhe shtetin e se drejtës”, thuhet në reagim.

Pas incidentit reagoi dhe një zëdhënës i ambasadës se SHBA-ve, i cili ka thënë: “U skandalizuam nga sulmi fizik sot ndaj një anëtari te parlamentit dhe presim qe autoritetet ta hetojnë plotësisht incidentin. Askush nuk duhet sulmuar sepse ushtron lirinë e fjalës ne përputhje me ligjin”.

Berisha u godit sot me grusht nga 31 vjeçari Gerti Shehu gjatë protestës. Më pas, i riu përfundoi në spitalin e Traumës pasi u dhunua nga truprojat e Sali Berishës. Ndërkohë, Berisha hodhi akuza se 31 vjeçari që e sulmoi është një “agjent i policisë kriminale”.

Nga ana tjetër, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku hodhi poshtë akuzat e ish kryeministrit duke thënë se ai nuk ka qenë asnjëherë agjent i policisë dhe nuk është përdorur as si i infiltruar.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.