Ambasada Amerikane në Tiranë jep njoftimin e rëndësishëm

Ambasada Amerikane në Tiranë ka dhënë një njoftim shumë të rëndësishëm, i cili bën me dije se drejtuesit më të lartë të Shërbimeve të Burgjeve Shqipëri & Kosovë kanë ndjekur një trajnim dy javor nga Departamenti i Shtetit për Çështjet Ndërkombëtare të Zbatimit të Ligjit dhe Luftës ndaj Drogës (INL).

Në mbështetje të reformave në vijim të burgjeve, Departamenti i Shtetit për Çështjet Ndërkombëtare të Zbatimit të Ligjit dhe Luftës ndaj Drogës (INL) në Ambasadën Amerikane në Tiranë dhe Ambasadën Amerikane në Prishtinë, u bashkuan me instruktorët nga Qendra Ndërkombëtare e Trajnimit për Menaxhimin e Burgjeve (ICMTC) dhe Instituti i Menaxhimit të Burgjeve të Universitetit Sam Houston për të trajnuar drejtuesit më të lartë të Shërbimeve të Burgjeve Shqipëri & Kosovë në një kurs udhëheqjeje dyjavor virtual. Trajnimi u përqëndrua në largimin e korrupsionit dhe menaxhimin e sistemeve peniteciare që janë të mbrojtura, të sigurta, njerëzore dhe transparente – përparësitë kryesore të sundimit të ligjit që ndajnë Shqipëria, Kosova dhe Shtetet e Bashkuara”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.