Alibeaj për emrin e Presidentit: PS i iku marrëveshjes

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së është shprehur se opozita është e gatshme të zbatojë marrëveshjen e arritur me PD-në deri në sekondat e fundit të skadimit të kësaj marrëveshje.

Ai hodhi akuza se ishte mazhoranca që u tërhoq nga marrëveshja pasi në PD filluan të qarkullojnë emrat e parë.

“Të heqim dorë nga bojkotet. Ne u ofruam me një dokument me disa rregulla të thjeshta. Pranuar nga pala tjetër dhe pranuar live me zë e figurë. Patëm një dokument. Dhe sapo emrat me propozime fillestare dolën. Ditën tjetër menjëherë PS tërhiqet. Rama u tërhoq. Ishin emrat fillestar, por pa thënë asgjë për ta. Serioziteti kërkon që merr parasysh detyrime duhet të shkosh në fund. Ne kryem kontributin tonë. Detyrimin tonë. Dokumenti është aty. Tërheqja është në mënyrë të paarsyeshme nga PS. Është një gjë që në sytë e shqiptarëve kemi bërë detyrën tonë. “

A do ketë një emër?

“Ne u qëndruam detyrimeve tona. Kishim procesin e identifikimit por pala tjetër u tërhoq. Vlera e këtij dokumenti vlen deri në momentin e fundit. Dhe në 12 të natës jemi të gatshëm ta vazhdojmë.” Tha Alibeaj.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.