Alarmi i mjekut për antibiotikët: Ky fëmijë ka krijuar rezistencë për…
Mjekët bëjnë thirrje herë pas here për mospërdorim të shpeshtë të antibiotikëve dhe, madje, një nga sfidat e OBSH-së para fillimit të pandemisë ka qenë rezistenca që është krijuar ndaj tyre.
Mjeku i njohur, Ismail Lutolli, jep alarmin teksa publikon antibiotikogramën e një fëmijë vetëm 3 vjeç e gjysmë, i cili shfaq që në këtë moshë rezistencë ndaj një pjese të mirë të antibiotikëve. Ja çfarë shkruan ai:
Kujdes nga përdorimi i antibiotikëve!
…Është e dhimbshme të shikosh rezistencën që ka krijuar në pjesën dërrmuese të antibiotikëve. Ky femijë është trajtuar me antibiotikë, në çdo vizite që ka patur te mjeku pediatër Dhe asnjëherë nuk i është kërkuar një analizë e vetme, asnjë antibiogram. Rritja e përdorimit të antibiotikëve dhe përdorimi i paarsyeshëm i tyre janë dy faktorët kyç që përshpejtojnë shfaqjen dhe përhapjen e rezistencës. Faktorët e tjerë që e plotësojnë mozaikun e problematikës së rezistencës janë: marrja e antibiotikëve pa recetë të mjekut, mungesa e resurseve të kontrollit të infeksioneve në spitale dhe komunitet, rritja e popullatës me moshë të shtyrë, udhëtimet masive të njerëzve dhe shpërdorimi i antibiotikëve në sektorin e veterinarisë. Bakteret rezistente mund të shkaktojnë një rang të gjerë të infeksioneve: infeksione të traktit urinar, pezmatim të mushkërive, infeksione të lëkurës, barkqitje, infeksione të sistemit të qarkullimit të gjakut etj. Një problem shtesë që konsiderohet si binjak me rezistencën janë edhe infeksionet spitalore të shkaktuara nga bakteret rezistente. Para çdo përshkrimi të antibiotikeve çdo mjek do të duhej të gjejë arsyen përse e përshkruan si dhe te realizoj analizst e duhura para përshkrimit. Çdo rrugë tjetër na sjellë deri në rrezikimin i të ardhmes imunitare të fëmijëve tanë.

Sorry, the comment form is closed at this time.