Alarmante/ Në katër muaj 611 të mitur kanë kryer krime

5% e krimeve në vendin tonë kryhen nga të miturit. Referuar shifrave të 4 muajve të parë të këtij viti të dyshuar për një krim kanë qenë 611 të mitur kryesisht nga Tirana, Durrësi dhe Fieri.

Silvana Alimadhi, Shefe e sektorit për të miturit thotë se vepra më e shpeshtë e kryer nga të miturit është ajo e krimit ndaj pronës kryesisht vjedhje.
Në numër të lartë janë edhe të miturit që drejtojnë mjetin pa patent. Ndërsa në raste më të pakta janë të miturit që kryejnë krime ndaj personit.

Ndër arsyet që shtyjnë të miturit në krim janë ato familjare e sociale por edhe të nxitura nga persona më të rritur. Vitin e kaluar janë identifikuar 7 raste ku përgjegjësit janë arrëstuar për shtyrje të të rriturit në krim.

Në numër më të lartë janë të miturit deri në moshën 14 vjeç, sepse nuk kanë përgjegjësi penale.

Për të parandaluar përfshirjen e të miturve në krim një rol luajnë dhe oficerët e sigurisë në shkolla të cilët janë hallka e parë e cila identifikon sjelljen jo sociale të të miturve.

Krimi tek te miturit është një alarm jo vetëm për policinë e shtetit. Prandaj duhet një bashkëpunim me familjen, shkollën dhe shumë institucioneve.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.