Akuzohet për krime lufte, iraniani gjykohet në Shqipëri

Gjyqi i një ish-zyrtari iranian, i akuzuar për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte, do të zhvendoset nesër nga Suedia në Shqipëri për të dëgjuar dy javë dëshmi.

Gjykatësi shpalli se i gjithë trupi gjykues i Stokholmit do të zhvendoset në Durrës. Gjyqi do të nisë në Durrës më 10 nëntor dhe do të vazhdojë deri më 19 nëntor.

Gjykimi i Hamid Noury, i cili ka qenë zëvendës prokuror i burgut Gohardasht në Karaj (në perëndim të Teheranit), ka nisur më 10 gusht dhe vazhdon ende. Krimi për të cilin bëhet fjalë ka ndodhur në korrik 1988, kur 30,000 të burgosur politikë u masakruan pas seancave gjyqësore të parregullta që zgjatnin një ose dy minuta.   

Të gjitha viktimat janë varrosur në fshehtësi në varre masive të fshehta. Mbi 90 përqind e viktimave ishin aktivistë të organizatës Muxhahedine të popullit të Iranit. Regjimi iranian nuk e ka pranuar kurrë këtë masakër dhe autorët e saj kanë gëzuar pandëshkueshmëri totale gjatë gjithë këtyre viteve.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.