Aktivizohet zjarri në Kallmet të Lezhës, flakët përfshijnë sipërfaqe pyjore

Pas një vere në “luftë” me flakët dhe qindra hektarë të djegur, gjatë pasdites së sotme një vatër e re zjarri është aktivizuar në njësinë Administrative të Kallmetit, në Lezhë.

Flakët po përhapen me shpejtësi për shkak edhe të erës së fortë, duke djegur deri më tani disa hektarë pyje. Vështirësi në ndërhyrje nga zjarrfikësit për shuarjen e zjarrit, po shkakton edhe terreni malor.

Flakët kanë përfshirë në sipërfaqe të madhe toke, por pa rrezikuar banesat deri tani.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.