Aksioni kontrabandë, lirohen 3 nga 8 të arrestuarit në Kosovë

Policia e Kosovës zhvilloi ditën e djeshme një aksion kundër kontrabandës në katër rajone të vendit. Situata u tensionua në Mitrovicën e Veriut ku disa prej banorëve u konfliktuan me policinë dhe plagosën 10 prej efektivëvë. Policia arrestoi 8 persona nga të cilët tre janë liruar ditën e sotme.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se me vendim të Prokurorisë 5 nga personat e arrestuar janë dërguar në paraburgim kurse tre prej tyre janë liruar.

Ndërkohë 10 persona janë në kërkim nga policia që nga përplasja e djeshme.

“Në lidhje me rastin janë shoqëruar në polici tetë të dyshuar meshkuj të cilët pas intervistimit, me vendim të prokurorit pesë meshkuj kosovarë janë dërguar në mbajtje, ndërsa tre të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt. Dhjetë të dyshuar të tjerë janë shpallur në kërkim. Rasti vazhdon të hetohet”, ka njoftuar policia

Gjatë aksionit të djeshëm kundra kontrabandës, policia e Kosovës ka sekuestruar mallra të ndryshme në vlerë prej qindra-mijëra euro. Disa nga qytetarët janë përpjekur të ndalojnë aksionin dhe gjatë përplasjes janë lënduar dhjetë zyrtarë policorë, të cilët janë sulmuar nga një grup protestuesish të cilët kanë përdorur armë zjarri, granata dore dhe bombola gazi.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.