Aksidenti në Rubik/ Një i vdekur, shoqërohet drejtuesi i autobusit

Policia ka dhënë detaje lidhur me aksidentin e ndodhur në aksin rrugor Rubik-Rrëshen.

Sipas saj, nga aksidenti ka ndërruar jetë në vend drejtuesi i mjetit tip “Land Rover” me targa italiane, ndërsa flitet për të plagosur të tjerë. 

Gjithashtu, efektivët e policisë kanë shoqëruar për në komisariat drejtuesin e autobusit për të marrë dëshminë e tij lidhur me aksidentin.

Drejtuesi i mjetit që humbi jetën në aksident dhe është Hysen Saitaj, 58 vjeç, banues në Kosovë.

Ndërkohë që i plagosur ka mbetur djali i tij që është dërguar për mjekim në spitalin e Rreshenit.

Njoftimi

Rreth orës 17:22, në aksin rrugor Rubik-Rreshen, mjeti autobus është përplasur me mjetin tip “Land Rover” me targa italiane, ku si pasojë ka gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit ende i paidentifikuar.  Drejtuesi i mjetit autobus po shoqërohet në Komisariatin e Policisë Mirditë, për veprime të mëtejshme. 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.