Aksidenti me 6 të plagosur në Fier, policia jep detajet e para

Një aksident me një bilanc të rëndë ka ndodhur sot në Fier. Policia sqaron se në aksin rrugor Fier-Seman, në Fermë-Çlirim, janë përplasur automjetet tip “Benz” dhe  “Volkswagen”.

Mjetet drejtoheshin nga I. I., 16 vjeç, dhe  61-vjeçari V. H., të cilët janë plagosur. Po ashtu bëhet me dije se të plagosur kanë mbetur dhe 4 pasagjerët që ndodheshin në të dy mjetet dhe janë dërguar në spital.

Lidhur me këtë aksident është ngritur një grup hetimor që ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.