Aksident në Itali, humb jetën 37-vjeçari shqiptar

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Itali, ku për pasojë ka humbur jetën një 37-vjeçar shqiptar.

Sipas mediave italiane, ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00 të ditës së shtunë, 2 korrik, në Aguggiari.

Mësohet se shqiptari ka qenë duke udhëtuar me motoçikletë kur një makinë i preu rrugën dhe e përplasi për vdekje.

Shtetasi shqiptar ishte me banim në Varese, por të dhënat personale nuk janë bërë të ditura, pasi familjarët nuk janë njoftuar ende zyrtarisht për vdekjen.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.