Aksident në Vlorë, plagosen 2 persona
Një aksident automobilistik rreth orës 06:25, në bulevardin “Ismail Qemali” në Vlorë.
“Një automjet tip “Toyota”me drejtuese 35 vjeçearin me inicialet A. P., , është përplasur me një motomjet në të cilin udhëtonin dy persona ende të paidentifikuar”, njofton policia.
Si pasojë e aksidentit, 2 personat janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Sorry, the comment form is closed at this time.