Aksident në Llogora, krijohet trafik i rënduar në rrugë

Një aksident ka ndodhur në Qafën e Llogarasë, mesditën e sotme.

Në këtë aksident janë përfshirë dy makina, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të plagosur.

Ndërkohë si pasojë e këtij aksidenti, radhë të gjata trafiku janë krijuar në Llogara. Kjo zonë ka një fluks të shtuar lëvizje për shkak të turistëve të shumtë që kanë zgjedhur jugun e vendit për të kaluar fundjavën.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.