Aksident në Krujë, lëndohet punonjësi i policisë

Një punonjës policie është lënduar mëngjesin e kësaj të diele si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në krujë.

Policia bën me dije se aksidenti ka ndodhur në Derven të Krujës, ku një një mjet me drejtues shtetasin N. H., 57 vjeç, punonjës policie në Komisariatin e Policisë Krujë, është përplasur me një mjet tjetër me drejtues shtetasin M. B, 30 vjeç.

Si pasojë e aksidentit është lënduar punonjësi i policisë shtetasi me iniciale N.h. i cili fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Më datë 28.11.2021, rreth orës 06:10, në Dreven Krujë, një mjet me drejtues shtetasin N. H., 57 vjeç, punonjës policie në Komisariatin e Policisë Krujë, është përplasur me një mjet tjetër me drejtues shtetasin M. B, 30 vjeç.

Shtetasi N. H, ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin e Traumës Tiranë, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.