Aksident me vdekje në Shkodër, 59-vjeçari humb kontrollin e motoçikletës

Një aksident është shënuar pasditen e sotme në fshatin Dajç në Shkodër, ku si pasojë ka humbur jetën një 59-vjeçar.

Viktima me iniciale M.R., ka qenë duke drejtuar motoçikletën e tij, ku ka humbur kontrollin dhe si për pasojë është rrëzuar dhe ka humbur jetën.

Autoritetet janë duke punuar për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.